Harden ka një mesazh për Dybalan, ky i fundit reagon menjëherë

Basketboll

Harden ka një mesazh për Dybalan, ky i fundit reagon menjëherë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:40
James Harden,

Një nga lojtarët më të mirë të basketbollit, James Harden, ka publikuar së fundmi një video ku shihet duke përshendetur Paolo Dybalën.

Harden, i njohur ndryshe edhe me nofkën ‘The Beard’ apo ‘Mjekrra’ ka bërë një video ku ka përshëndetur publikisht lojtarin Paolo Dybala dhe i ka uruar fat të mirë gjatë sezonit.

“Çkemi Dybala. Si jeni? Unë jam ‘Mjekrra’ dhe jam një fans i zjarrtë i juaji. Paq fat në pjesën e mbetur të sezonit”, ishte mesazhi i basketbollistit.

 

Përgjigja e Dybala ishte e menjëhershmee. Ai, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, falënderoi lojtarin amerikan për mbështetjen dhe e përgëzoi atë për fanellën e veshur në video.

“Faleminderit për mbështetjen! Në çdo rast, ajo fanellë të duket mirë”, ishte përgjigja e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat