Myles: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, luajmë vetëm për fitore

Basketboll

Myles: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, luajmë vetëm për fitore

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Myles: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, luajmë vetëm për fitore

Divine Myles është rikthyer te Kosova dhe premton maksimumin.

Ai është i lumtur që luan për Dardanët, si amerikani i vetëm i natyralizuar. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Kombëtaren e Kosovës. Të përfaqësoj Kosovën. Po përmirësohemi nga dita në ditë. Po ndihem shumë mirë dhe shpresoj se do të fitojmë ndaj Luksemburgut dhe ndaj Sllovakisë”, është shprehyr Myles për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai beson se kanë gjasa të mira për tu kualifikuar tutje. “Nuk luajmë asnjëherë për humbje, por vetëm për fitore. Kemi luajtur më parë ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë dhe i njohim. Besoj se gjasat janë të mira për të fituar”, është shprehur Divine Myles.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat