Spektakël basketbolli në Chase Center, Brooklyn merr fitore në udhëtim te Golden State Warriors

Basketboll

Spektakël basketbolli në Chase Center, Brooklyn merr fitore në udhëtim te Golden State Warriors

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Janë zhvilluar katër ndeshje në NBA, ku janë arritur rezultate të pritura, pasi kanë shënuar fitore ekipet favorite.

Spektakël i basketbollit ka qenë në Chase Center, ku janë përballur Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets.

Pas 48 minutave lojë, kanë qenë mysafirët të cilët kanë triumfuar me 17 pikë epërsi, 117:134.

Tek ekipi fitues nga New Yorku, më efikasi ka qenë Kyrie Irving me 23 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Kevin Durant shtoi 20 pikë ndaj ish-skuadrës së tij, ndërsa James Harden shtoi 19 të tjera dhe 16 asistime.

Stephen Curry ishte më efikasi tek skuadra vendase me 27 pikë, derisa Oubre shtoi 17 të tjera, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

Atalanta Hawks – Indiana Pacers 113:125

New York Knicks – Houston Rockets 121:99

Golden State Warriors – Brooklyn Nets 117:134

Utah Jazz – Miami Heat 112:94

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat