LA Lakers mposhten nga Denver Nuggets, lëndohet Anthony Davis

Basketboll

LA Lakers mposhten nga Denver Nuggets, lëndohet Anthony Davis

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:58
LA Lakers mposhten nga Denver Nuggets

LA Lakers kanë pësuar humbje nga skuadra Denver Nuggets në kuadër të NBA.

Për skuadrën kaliforniane humbja ishte e dyfishtë, pasi po dyshohet për një lëndim të yllit Anthony Davis.

Denver Nuggets dominoi pothuajse të gjithë ndeshjen, ku fituan tre nga katër çerekët.

Rezultati i katër çerekëve, Denver Nuggets-LA Lakers, (33-33), (40-28), (30-24), (19-20).

Më të mirët e kësaj sfide ishin, për Denverin, Murray me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime dhe Jokic me 23 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime.

Për Lakers shkëlqeu LeBron James me 22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.

Lakers gjenden në pozitën e dytë të “Western Conference”, me 21 fitore dhe shtatë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat