Zyrtare: Takianos merr drejtimin e KB Rahovecit

Basketboll

Zyrtare: Takianos merr drejtimin e KB Rahovecit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Fotis Takianos

KB Rahoveci është bërë me trajner të ri, pas largimit nga posti i pejanit Bujar Loci.

Skuadra elitare në basketbollin kosovar ka angazhuar në pozitën e trajnerit grekun Fotis Takianos.

“Tekniku me përvojë shumëvjeçare, Fotis Takianos, do ta udhëheq ekipin deri në fund të edicionit”.

“Ai ka drejtuar skuadra të njohura në Evropë, ndërsa kjo do të jetë aventura e dytë në Kosovë. Bashkë me të, klubi synon të marrë rrugë të qartë drejt objektivave”, ka shkruar Rahoveci në Facebook.

Këtë edicion, Takianos ka qenë trajner i skuadrës nga Qipro, Apollon Limassol derisa në të shkuarën ka punuar te ekipet si Trikalla, Doukas e Doxa.

Takianos gjithashtu, në vitin 2017 për një periudhë ishte edhe në krye të Bashkimit nga Prizreni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat