​Michael Jordan do të dhurojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e spitaleve

Basketboll

​Michael Jordan do të dhurojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e spitaleve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 22:24
​Michael Jordan

Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Jordan, do të dhurojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e dy spitaleve.

Jordan do t'i dhurojë paratë në vendlindjen e tij Wilmington, Karolina e Veriut, në mënyrë që të ndërtojë dy spitale.

Michael dhuroi 7 milionë dollarë për Wilmington në vitin 2017, kur u ndërtuan edhe dy spitale.

Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vazhdon me punë humanitare dhe donacione të mëdha.

Pasuria e pronarit të Charlotte Hornets vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat