Shitet në ankand për shumë marramendëse makina Chevrolet

Basketboll

Shitet në ankand për shumë marramendëse makina Chevrolet

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Shitet në ankand për shumë marramendëse makina Chevrolet

Shitet në ankand për shumë marramendëse makina Chevrolet e Kobe Bryant!

Kur ka kaluar një vit nga vdekja e Kobe Bryant, ylli i Lakers dhe NBA-së ndarë nga jeta pas një aksidenti me helikopter, në ankand është shitur makina Chevrolet Impala e prodhur në vitin 1963 dhe që përdorej nga basketbollisti.

Kjo makinë e tipit kabriolet, i është bërë dhuratë Kobe nga bashkëshortja e tij Vanessa Bryant dhe doli në ankand nga kompania Goldin Auctions. Makina Chevrolet ishte ndër të preferuarat e basketbollistit dhe çmimi fillestar në ankand ishte 100 mijë dollarë.

Por, ashtu sikurse pritej, çmimi u rrit dhe makina u shit për shumën 220 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një model unik, i prodhuar enkas për Kobe Bryant, sipas porosisë së bashkëshortes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat