FBK uron Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e kryetarit Arben Fetahu

Basketboll

FBK uron Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e kryetarit Arben Fetahu

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 10:37
FBK

Në ditën e festës së Pavarësisë së Kosovës, e feston ditëlindjen edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu – thuhet në një publikim më faqen e Federatës së Basketbollit të Kosovës në rrjetet sociale.

Puna, përkushtimi, angazhimi, modestia dhe afërsia, e bëjnë atë një lider të vërtetë dhe i dashur nga të gjithë.

Në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, të urojmë ditëlindjen edhe për shumë vite! Qoftë një vit me shumë suksese për ty dhe basketbollin e Kosovës.

Republika e Kosovës sot (17 shkurt 2021) shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat