​Basketboll, Kosova përballë dy ndeshjeve vendimtare

Basketboll

​Basketboll, Kosova përballë dy ndeshjeve vendimtare

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Foto

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është përball dy sfidave vendimtare.. Basketbollistët e Kosovës nga 9 Shkurti kanë filluar përgatitjet, ndërsa sfidat përcaktuese do të jenë më 18 Shkurt përballë Luksemburgut dhe pastaj përballë Sllovakisë.

Të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.

Në Grupin B, lider është Islanda me tri fitore dhe një humbje, kurse Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje. Të gjitha kombëtaret kanë gjasat e tyre për kualifikim. Nëse Dardanët fitojnë dy përballjet, atëherë do të kualifikohen tutje, pa marrë parasysh rezultatet në takimet tjera.

Përzgjedhësi Christos Marmarinos ka thënë se është përparësi që ndeshjet zhvillohen në Prishtinë, edhe pse është e tmerrshme të luash pa tifozë.

Ndërkohë, kapiteni Dardan Berisha, i cili mungoi në ndeshjet e nëntorit, ka premtuar se do të japin maksimumin, ashtu si edhe basketbollistët tjerë Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi. Divine Myles është shprehur i lumtur për rikthimin te Kosova, kurse për herë të parë në këto grumbullime janë ftuar dy talentet, Dion Sheqiri dhe Denis Zenelaj. Ata ishin të lumtur që u ftuan.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe pa media, për shkak të protokollit nga FIBA, që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat