Shima i mungon Shqipërisë

Basketboll

Shima i mungon Shqipërisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Shima i mungon Shqipërisë

Një prej basketbollistëve më të mirë shqiptar, Gerti Shima, do t’i mungojë Kombëtares së Shqipërisë në dy ndeshjet e ardhshme.

Ish-basketbollisti i Pejës, Prishtinës e Bashkimit ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njëherëshit, 34 vjeçari është i vetmi nga kampi i 'kuqezinjëve' që është prekur nga ky virus.

Në kuadër të raundit të tretë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023, Shqipëria do takohet me Qipron dhe Bjellorusinë.

‘Kuqezinjët’ ndaj Qipros luan sonte, kurse pas dy ditëve (20 shkurt) ndaj Bjellorusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat