Shima ndjen keqardhje 

Basketboll

Shima ndjen keqardhje 

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:48
Shima ndjen keqardhje 

Basketbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gerti Shima, rezulton pozitiv me Covid 19 dhe ndjen keqardhje që nuk mund ta ndihmojë Kombëtaren.  

“Në ndeshjen e sotme, për raundin e tretë të paraeliminatorëve të botërorit 2023, unë nuk do mund të luaj kundër ekipit te Qipros, sikurse nuk do mund të luaj as kundër ekipit të Bjellorusisë në datë 20 shkurt!

Nga testimet e përsëritura për virusin Covid 19, vetëm unë nga i gjithë stafi i përfaqësues Shqiptare, kam rezultuar pozitiv!

Në këto kushte, do të ndjek i karantinuar ekipin tonë nga TV duke shpresuar dhe uruar se Shqipëria sot do të përsërisë të njëjtin sukses kundrejt Qipros: Fitore të njëjtë si në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri!”, ka shkruar Shima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat