Luksemburgu shokon Kosovën midis Prishtinës

Basketboll

Luksemburgu shokon Kosovën midis Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:59
Luksemburgu shokon Kosovën midis Prishtinës

Luksemburgu befason të gjithë, ka fituar në kryeqytetin tonë, me rezultat 99:89 (32:23, 23:23, 20.24, 18:18, 24:19) ndaj Kombëtares së Kosovës, në kuadër të grupit B të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023. 

As laiku më i madh as që e kishte besuar se një Luksemburg do ta shokon Kosovën midis Prishtinës, por ky është sporti.
Ndeshje me efikasitet dhe një Luksemburg befasues.

Kosova ka edhe një mundësi për kualifikim, duhet ta zhvillojë edhe takimin e fundit me Sllovakinë me 20 shkurt, por gjithçka varet nga takimi Luksemburgu dhe Islanda. Nëse fiton edhe këtë sfidë Luksemburgun, Kosova i thotë lamtumirë kualifikimit.

Divine Myles me 21 pikë ishte më efikasi te Kosova, ndërsa Clancy Rugg me 22 pikë, Ben Kobac me 18, Alex laurent me 18, Oliver Vujakoviq me 17 pikë, ishin më efikasët te Luksemburgu dhe me të merituarit për fitore.

Islanda kryeson me 9 pikë, pasojnë Luksemburgu me 7, Sllovakia dhe Kosova po ashtu nga 7 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat