I treti që arrin kuotën e 35 mijë pikëve

Basketboll

I treti që arrin kuotën e 35 mijë pikëve

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:40
I treti që arrin kuotën e 35 mijë pikëve

I treti që arrin kuotën e 35 mijë pikëve!

Basketbollisti LeBron James, në ndeshjen që Lakers luajtën sot ndaj Brooklyn (fituan Nets 109-98) arriti kuotën e 35 mijë pikëve në karrierën e tij në NBA. “King James” bëhet kështu basketbollisti i tretë që arrin këtë shifër.

Në krye të renditjes së shënuesve më të mirë ndodhet Kareem Abdul-Jabar me 38.387 pikë, ndërsa i dyti është Karl Malone, me 36.928 pikë. Për fat të keq, LeBron James nuk arriti ta festojë këtë arritje, pasi Lakers e humbën këtë sfidë.

Në “top-5” janë edhe dy ikona të NBA-së, si Kobe Bryant (i katërti me 33.643 pikë) e Michael Jordan (i pesti me 32.292 pikë)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat