Kosova nuk e shfrytëzoi nderin që ia bëri Islanda, eliminohet nga Sllovakia

Basketboll

Kosova nuk e shfrytëzoi nderin që ia bëri Islanda, eliminohet nga Sllovakia

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Kosova nuk e shfrytëzoi nderin që ia bëri Islanda, eliminohet nga Sllovakia

Islanda dhe Sllovakia u kualifikuan në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2023 në basketboll. 

Kosova nuk e shfrytëzoi nderin që ia bëri sot Islanda, kur e mposhti me 86:84  Luksemburgun dhe ia hapi mundësinë për një kualifikim të mundshëm. Sa vlen kjo kur mposhtesh nga Sllovakia me rezultat 77:73 (15:23, 20.14, 20:17, 22:19). 

Kosova vetëm në çerekun parë u tregua skuadër e fortë për sllovakët, kur avancuan me 11 pikë (8) dhe pastaj e përmbyllën çerekun e parë me 23:15. 

Image

Në tre çerekët e tjerë, Sllovakia u tregua më e mirë, me një mbrojtje të fortë dhe ka shfrytëzuar edhe gabimet e basketbollistëve tanë. Një lojë e mirë, me rivalitet deri në fund. Në minutën 35-të Sllovakia shkëputet në epërsi me 9 pikë (62:71).

Në katër minutat e fundit të takimit, efikasitet ishte shumë i ultë, gabime të shumta dhe Sllovakia arriti me mund të madh të kualifikohet më tej.

Islanda është kampion i grupit B me 11 pikë, pasojnë Sllovakia me 9, Luksemburgu 8 dhe Kosova në fund me 8 sosh. Basketbollisti Vladimír Brodziansky është trim i fitores së Sllovakisë.

Ai realizoi 28 pikë. Dardan Berisha ishte më efikasi, me 24 pikë të shënuara, por pikët e tij nuk mjaftuan për rezultat të favorshëm.

Kosova-Sllovakia 73:77

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Kosova: Berisha 24, Hajrizi 5, Kastrati 7, Myles 9, Bunjaku 3, Veseli 7, Ismajli, Rugova 7, Sheqiri, Tmushiq 5, Zekiqi dhe Zenelaj 6.
Sllovakia: Abrham 12, Brodziansky 28, Korner 12, Krajcoviq 12, Rozanek, Baldovsky, Fusek, Ihring 6, Juricek 5, Majercak, Musil dhe Povelka 2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat