KB Vëllaznimi transferon dy basketbollistë

Basketboll

KB Vëllaznimi transferon dy basketbollistë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:09
Bëhet fjalë për TY Nichols dhe Tiwian Kindley

Klubi basketbollistik, Vëllaznimi ka zyrtaruzuar transferimin e dy basketbollistëve.

Bëhet fjalë për TY Nichols dhe Tiwian Kindley, të cilët janë zyrtarizuar si transferimet më të reja të klubit gjakovar.

Nichiols rikthehet në Superligë pas një muaji qe u largua, ai ishte pjesë e Ponte Prizrenit per dy sezone me radhë ku pati paraqitje të shkëlqyera për klubin prizrenas.

Nichols vazhdon të jetë asistuesi më i mirë në Superligë edhe pse ka një muaj që është larguar.

Tiwian i gjatë jnë basketbollist me gjatësi 196 cm, ai ishte pjesë e ekipit nga NBA Washington Wizards në ligën verore në sezonën 2018/19. Ai poashtu kishte luajtur 2 sezone në NBA G Legue ku kishte paraqitje të shkëlqyer.

Së fundmi Kendley ishte pjesë e ekipit Jalisco në Meksikë ku ka pasur një mesatare prej 22 Pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat