Klubi i basketbollit Prizreni përforcohet me një basketbollist, e ka përnjëmend titullin e kampionit të Kosovës. Ata janë përforcuar me Landon Taliaferro.
Landon Taliaferro - zëvendësimi i Paiges.
Duke u afruar vazhdimit të kampionatit skuadra jonë ka gjetur zëvendësimin e lojtarit të larguar .
Bëhet fjalë për amerikanin Landon Taliaferro i gjatë 193 cm i cili luan në pozitat 2 dhe 3.
Karakteristik i këtij lojtari është efikasiteti i lartë për 3 pikë.
Taliaferro ka qenë pjesë e ekipit Fairfield në NCAA 1 ku ka luajtur me mesatare 12 pikë me efikasitet prej 37.1 % për tre pikë.
Ndërsa sivjet ishte pjesë e ekipit Amicale Steinsel në Luksemburg 🇱🇺 ku kishte mesatare prej 29 pikësh në dy ndeshje por për shkak të pandemisë covid19 liga është pezulluar në këtë shtet”, njofton KB Ponte Prizreni.