Edhe një amerikan të Bashkimi 

Basketboll

Edhe një amerikan të Bashkimi 

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:35
Edhe një amerikan të Bashkimi 

Bashkimi nga Prizreni ka aspirata të mëdha në vazhdim të kampionatit, sidomos kërkon ta fitojë titullin  e kampionit.

Prizrenasit sjellin një amerikan në radhët e tyre.

“Basketbollisti amerikan, Christian Lutete, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Lutete vjen nga skuadra rumune CSU Sibiu, me të cilën sivjet është paraqitur edhe në FIBA Europe Cup, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat nga NCAA, Radford Highlanders dhe UMass Lowell River Hawks.

Basketbollisti 201 centimetrash i pozitës 2 dhe 3, pritet të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen e ardhshme që do ta luajmë të enjten kundër Ponte Prizrenit.

Ndërkohë, klubi ka shkëputur bashkëpunimi me amerikanin KJ Robinson, derisa ardhja e përforcimit të paralajmëruar, Stephen Croone, ka dështuar për shkak të dokumentacionit”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat