Nuk ka ditë të bardha për Rahovecin! Trepça ballëlart

Basketboll

Nuk ka ditë të bardha për Rahovecin! Trepça ballëlart

Nga: K.Goca Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:56
Trepça

Rahoveci nuk po sheh ditë të bardha tash e një kohë, sonte pësuan humbjen e pestë rresht në Kampionatin e Kosovës në basketboll.

Trepça ka shënuar fitore si mysafirë, me rezultat 78:67 (26:18, 16:14, 16:21, 20:14) ndaj Rahovecit, në takimin e vlefshëm të javës së 20-të.

Drilon Hajrizi ishte më efikasi te Trepça, me gjithsej 19 pikë, i ndihmuar nga Stavros Toutzaiarkis me 18 sosh, ndërsa Alban Veseli me 17 dhe Isaiah Traylor 17, shënuan më së shumti pikë për rahovecianët.

Trepça ngritët në vend të gjashtë me 27 pikë, duke lënë pas Sigal Prishtinën me 26, Vëkllaznimin në fund me 25 dhe Rahoveci është i treti me 32 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat