EBC Liga e Femrave, vendi i parë kundër të dytit

Basketboll

EBC Liga e Femrave, vendi i parë kundër të dytit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:17
EBC Liga e Femrave, vendi i parë kundër të dytit

Java e 15-të e EBC Ligës së Femrave do të dhurojë ndeshje mjaft interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet të dielën ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Skuadra kuqezi ka grumbulluar deri më tani 24 pikë, kurse skuadra prizrenase ka 27 pikë, apo 13 fitore dhe vetëm një humbje nga Prishtina. Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesant.

Takimi i parë i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës. Skuadra ferizajase ka dy fitore dhe 12 humbje, ndërsa ajo prishtinase tetë fitore dhe tetë humbje.

Tetë fitore dhe tetë humbje ka edhe Penza, që do të përballet me Trepçën, ku kjo e fundit ndodhet në vendin e fundit në renditje me një fitore dhe 13 humbje.

EBC Liga e Femrave - Java 15

E premte

13:00 Kastrioti - Prishtina

E shtunë

14:00 Penza - Trepça

E diel

16:00 Vëllaznimi - Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat