Ky është reagimi i KB Istogut ndaj KHF dhe KH Istogut 

Basketboll

Ky është reagimi i KB Istogut ndaj KHF dhe KH Istogut 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Ky është reagimi i KB Istogut ndaj KHF dhe KH Istogut 

Terminet e stërvitjeve po bëhen mollë sherri për disa klube në disa qytete së fundi edhe në qytezën e Istogut. 

Klubi i basketbollit Istogu ka reaguar në lidhje me seancat stërvitore.  

“Njoftim për të gjithë anëtarët e Klubit të Basketbollit Istogu dhe gjithë sportdashësit dhe qytetarët e Istogut.

Klubi i basketbollit Istogu, ditën e shtunë nga ora 11:00  ka planifikuar seancë stërvitore në palestrën e qytetit, për herë të parë, edhe pse 5-6 muaj pas KHF Istogu dhe KH Istogu, duke ndërprerë diskriminimin më absurd në histori të sportit!”, shkruan në faqen e KB Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat