Prishtina me drejtor të ri sportiv

Basketboll

Prishtina me drejtor të ri sportiv

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Prishtina me drejtor të ri sportiv

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina emëron drejtorin e ri sportiv. Ai është Fidan Hamiti, ish basketbollist.

“Sot bordi i klubit vendosi ta emërojë Fidan Hamitin drejtor sportiv të klubit.

Fidani, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme, do t’i bashkangjitet ekipit dhe të përkujdeset për mbarëvajtjen e pjesës sportive të klubit në sfidat e radhës.

Fidanit i urojmë punë të mbarë dhe vazhdimin e sukseseve të klubit në të gjitha kompeticionet”, njofton KB Sigal Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat