Vdes ish sportisti i trefishtë në Kosovë

Basketboll

Vdes ish sportisti i trefishtë në Kosovë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Vdes ish sportisti i trefishtë në Kosovë

Vdes ish sportisti i trefishtë në Kosovë, basketbollist, gjyqtar dhe kërcyes.

Në moshën 75 vjeçare në Gjakovë vdiq Adem Rexha ish basketbollist dhe gjyqtar shumë vjeçar. Rexha ka qenë pjesë e ekipit të Vëllaznimit për më shumë se një dekadë dhe një nga basketbollistët e dalluar të këtij ekipi në vitet e 60-ta.

Më pas është angazhuar si gjyqtar i basketbollit dhe përvite me radhë ka ndarë drejtësinë në rangje të ndryshme të garave në nivel kosovar dhe jugosllav deri në vitet e 80-ta.

Pas luftës për disa sezone ka qenë edhe vëzhgues i ndeshjeve në liga të ndryshme në Kosovë, kurse gjatë viteve ka qenë disa herë i zgjedhur edhe në kryesinë e KB Vëllaznimit.

Përveç basketbollit, duke qenë për atë kohë sportist me shkathtësi të mëdha fizike, për vite me radhë Rexha ka qenë edhe pjesëmarrës në garat e kërcimeve në stilin Dallëndyshe nga Ura e Fshejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat