Samir Shaptahoviç paralajmëron rikthimin

Basketboll

Samir Shaptahoviç paralajmëron rikthimin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:31
Samir Shaptahoviç paralajmëron rikthimin

Samir Shaptahoviç padyshim se llogaritet si një nga basketbollistët që ka lënë shumë gjurmë në historinë e basketbollit të Kosovës të pasluftës.

Ka kohë që ai është pensionuar nga basketbolli, por pritet të rikthehet përsëri, dhe kësaj here jo si basketbollist.

Gjatë një interviste  ai ka paralajmëruar se do të blej një klub të basketbollit shumë shpejtë.

Shaptahu në intervistë gjithashtu tregoi se kë e sheh si favorit që ta fitoj Superligën e Kosovës në basketboll.

“Definitivisht me transferimin e Ivan Koljevic Trepça është favoriti kryesor. Vetëm shtrohet pyetja në çfarë forme është. Nëse Koljevic është 100% i përgatitur që tash mund të ja uroj Trepçës titullin”, u shprehë ai.

Ndërsa, sa i përket rikthimit në basketboll ai tha: “Të ju them të drejtën po mendoj të blej një klub. Shumë shpejtë do të merrni vesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat