Zenuni apelon:Ktheni sytë nga KB Rinia

Basketboll

Zenuni apelon:Ktheni sytë nga KB Rinia

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:46
Zenuni apelon:Ktheni sytë nga KB “Rinia”

Klubi i basketbollit “Rinia” nga Kumanova me dinjitet garon në Ligën e dytë të RMV-së. Atmosfera në ekip është e mirë. Lojtarët po japin maksimumin në çdo ndeshje, duke treguar karakter luftarak dhe edukatë sportive në fushën e lojës.

Megjithatë, kjo sikur nuk është e mjaftueshme për trajnerin e klubit prof. Faton Zenuni, i cili apelon që vëmendja e njerëzve të sportit dhe jovetëm të kthehet nga “Rinia”.

“Kemi kapacitet, kemi ekip të mirë, njëkohësisht për sezonin e ardhshem kemi formuar edhe ekipin e femrave, dy nga të cilat janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së. Janë vajza kumanovare që mbajnë gjallë ekipin e KB Shkupi, që garon në ligën e parë për femra. Shpresojmë që të mobilizohemi dhe këta të rinj t’i motivojmë më tepër dhe të kemi respekt për kontributin e tyre në sport”, thekson profesor Zenuni, trajneri i KB “Rinia”.

“Kemi shumë padrejtësi në ndeshje kampionale si dhe mosinteresim të disa politikanëve dhe afaristëve për ta ngritur klubin ‘Rinia’, prapë ekipi dhe stafi teknik po japin gjithçka nga vetja për mbijetesë në arenën e basketbollit”, ka deklaruar prof. Zenuni.

Trajneri i klubit ‘Rinia” thotë se interesimi i të rinjve për lojën e basketbolli është në rritje, ndërsa fton dashamirët e basketbollit që të kontribuojnë më shumë për ngritjen e nivelit në këtë sport.

“Rreth klubit të basketbollit në Kumanovë gjenden punëtor sportiv shembullor të cilët me angazhimin dhe kontributin e tyre mbajnë gjallë shpresat për basketboll te shqiptarët. Një mobilizim edhe më i madh do të kishte sjell ekipin në ligën elitare, ligës së parë të basketbollit, ku do të na përfaqësonte me shume dinjitet dhe krenari”, thekson ai. Për fund trajneri Zenuni shtoi:

“Për momentin ekipi përkrahet nga disa afaristë të qytetit dhe një mirënjohje të vecantë për zv.drejtorin e ARS-së, Avni Rrustemi, i cili po bën përpjekje të mëdha për ta ndihmuar dhe ngritur klubin tonë”, përfundon bisedën trajneri i palodhur i KB “Rinia” nga Kumanova, Faton Zenuni.

Këtë të shtunë, klubin e basketbollit “Rinia” nga Kumanova e pret ndeshja derbi me Teteksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat