KB Rahoveci: Darell Davis, rikthehet sërish...

Basketboll

KB Rahoveci: Darell Davis, rikthehet sërish...

Nga: K.G. Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:46
KB Rahoveci

Rahoveci po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më i frikshëm për ekipet e elitës së basketbollit të Kosovës.

“Rahoveci është më tepër se një klub. Prandaj, është e vështirë t'i thuash lamtumirë e të refuzosh një rikthim në ‘Mizahir Isma’.

Një nga basketbollistët më të mirë të skuadrës viteve të fundit, Darell Davis, rikthehet sërish në ‘Grapeland’, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave.

Gradualisht ekipi po kompletohet, ndërsa tani mbetet që djemtë t'i zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të dhurojnë më të mirën e tyre për klubin, respektivisht qytetin”, shkruan në faqen e KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat