Gianna: Dhimbje e paimagjinueshme

Basketboll

Gianna: Dhimbje e paimagjinueshme

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:10
Gianna: Dhimbje e paimagjinueshme

Kanë kaluar gati 14 muaj nga koha kur Kobe Bryant ndërroi jetë bashkë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik. Së fundmi e veja e basketbollistit, Vanessa Bryant, ka pozuar për “People” dhe ka dhënë një intervistë për “People”.

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.

Në përpjekje për të gjetur dritën në mes të errësirës, ajo është shprehur se gjen frymëzim nga Kobe dhe Gigi.

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta përshkruar është se Kobe dhe Gigi më motivojnë që të vazhdoj përpara. Ata më frymëzojnë që të provoj më fort dhe të bëhem më mirë çdo ditë. Dashuria e tyre është e pakushtëzuar dhe ata më motivojnë mua në shumë mënyra të ndryshme”, ka thënë ajo.

Vanessa ka shtuar se dashuria dhe devotshmëria për vajzat e saj, Natalia, Bianka dhe Capri, e kanë bërë të buzëqesh në mes të dhimbjes dhe se i kanë dhënë forcë.

“Dua t’i bëj Kobe, Gigin, Natalian, Biankan dhe Caprin krenarë”, ka thënë ajo në përfundim të intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat