LeBron - Durant, ylli i Lakers në skuadër me Giannis

Basketboll

LeBron - Durant, ylli i Lakers në skuadër me Giannis

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:05
LeBron vs Durant, ylli i Lakers në skuadër me Giannis

Ashtu siç ka ndodhur në 2 sezonet e mëparshme, mbrëmja magjike e All Star Game në NBA nuk është më një përballje mes dy Konferencave, por një sfidë mes ekipeve të përzgjedhura nga dy basketbollistët më të votuar.

Pra, më 7 mars, në Atlanta do të zhvillohet sfida e skuadrës së LeBron James dhe asaj të Kevin Durant, dy më të votuarit në Konferencat përkatëse.

Dy lojtarët kanë bërë zgjedhjet e tyre, në bazë të një liste me 30 emrash, ku ishin basketbollistët e tjerë më të votuar. Ajo që bie në sy është se LeBron ka bërë si zgjedhjen e parë rivalin e vjetshëm në këtë sfidë, Giannis Antetokounmpo. Kjo do të jetë hera e parë që ata të dy do të luajnë në një ekip. Në kahun tjetër, Durant do të jetë i pranishëm në stadium, por s’do të luajë, pasi është i dëmtuar.

Skuadrat do të udhëhiqen nga trajnerët e dy skuadrave që kryesojnë Konferencat përkatëse në këtë moment të kampionatit.

Team LeBron: LeBron James (Lakers), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Stephen Curry (Golden State), Luka Doncic (Dallas), Nikola Jokic (Denver) / Rezerva: Damian Lillard (Portland), Ben Simmons (Philadelphia), Chris Paul (Phoenix), Jaylen Brown (Boston), Paul George (Clippers), Domantas Sabonis (Indiana), Rudy Gobert (Utah) Trajner: Quin Snyder (Utah Jazz).

Team Durant: Kyrie Irving (Brooklyn), Joel Embiid (Philadelphia), Kawhi Leonard (Clippers), Bradley Beal (Washington), Jayson Tatum (Boston). Rezerva: James Harden (Brooklyn), Devin Booker (Phoenix), Zion Williamson (New Orleans), Zach LaVine (Chicago), Julius Randle (New York), Nikola Vucevic (Orlando), Donovan Mitchell (Utah). Trajner: Doc Rivers (Philadelphia).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat