Të dielën grumbullohen U14, në kuadër të projektit të FIBA Evropës, YDF-së

Basketboll

Të dielën grumbullohen U14, në kuadër të projektit të FIBA Evropës, YDF-së

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:37
Të dielën grumbullohen U14, në kuadër të projektit të FIBA Evropës, YDF-së

Të dielën më 7 Mars do të grumbullohen U14, në konkurrencën e femrave dhe atë të meshkujve.

Derisa për konkurrencën e femrave, ky është grumbullimi i parë për U14 në këtë edicion, për meshkujt është i dyti radhazi, pasi i pari ishte mbajtur në fundjavën e kaluar.

Vajzat e reja do të mbikëqyren nga përzgjedhësja e Kosovës për U14, Kimete Haliti, kurse djemtë nga përzgjedhësi Valentin Spaqi.

Ky grumbullim bëhet në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Në këtë projekt do të jenë të përfshirë djem e vajza të moshës 13 vjeç dhe trajnerë të rinj e të talentuar.

Grumbullimi do të bëhet në Shkollën “Don Bosko” në këtë orar:

10:00-11:45 djemtë

12:00-13:45 vajzat

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat