Rahoveci sfidohet nga Vëllaznimi

Basketboll

Rahoveci sfidohet nga Vëllaznimi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:24
Rahoveci sfidohet nga Vëllaznimi

Zhvillohet xhiroja e 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi më interesant i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit që zhvillohet të shtunën (sot).

Dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 35 pikë apo 14 fitore dhe shtatë humbje, duke u renditur në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Takimi pritet të jetë shumë interesant dhe do të mësohet se kush do të kryesojë e vetme në tabelë. Dueli zhvillohet nga ora 19:00.

Vëllaznimi që mundi Sigal Prishtinën dhe Pejën, do të mundohet të vazhdojë me rezultate pozitive, ku në këtë xhiro do të ballafaqohet me Rahovecin, që hyn e motivuar pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit në fundjavë. Kjo përballje zhvillohet sot nga ora 17:00.

“Kuqezinjtë” kanë gjashtë fitore dhe 15 humbje, derisa "Vreshtarët" 13 fitore dhe tetë humbje. 

Vëllaznimi 17:00 Rahoveci

Golden Eagle Ylli 19:00 Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat