Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore, mposhtin edhe Rahovecin

Basketboll

Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore, mposhtin edhe Rahovecin

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:29
Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore, mposhtin edhe Rahovecin

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore në FIVE STAR Superligë, duke mundur Rahovecin me rezultat 74:68 (20:15, 23:14, 17:21, 14:18), në kuadër të javës së 22-të.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre 20:15. Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe në periudhën ishin edhe më të mirë përballë Vreshtarëve, duke e fituar këtë pjesë 23:14, për të shkuar në pushim me shifrat 43:29.

Epërsia e vendasve arriti deri në 18 pikë, 55:37, 5 minura nga fundi, por me kalimin e minutave, mysafirët u përmirësuan duke ngushtuar shifrat në 60:50, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Përkundër përpjekjeve maksimale nga mysafirët, Vëllaznimi ruajti epërsinë dhe triumfoi 74:68.

Te Vëllaznimi u dalluan Tiwian Kendley me 21 pikë, Ty Nichols me 19 dhe Emmanuel Emogbo me 15 pikë e nëntë kërcime, derisa te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 15 pikë e 11 kërcime dhe Altin Morina me 18 pikë e 6 asistime.
Vëllaznimi ka shtatë fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat