Grumbullohen gjeneratat e reja të Kosovës

Basketboll

Grumbullohen gjeneratat e reja të Kosovës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:23
Grumbullohen gjeneratat e reja të Kosovës

Grumbullohen gjeneratat e reja të Kosovës sipas projektit të FIBA Evropës, YDF!

Të dielën (sot) janë grumbulluar Kosova U14 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Grumbullimi është bërë në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Për meshkujt ishte grumbullimi i dytë radhazi pas atij të javës së kaluar. Meshkujt janë ndarë në dy grupe, derisa përzgjedhësi Valentin Spaqi, ka parë nga afër formën dhe aftësitë e lojtarëve, për të reduktuar listën për grumbullimet e ardhshme.

Ndërkohë, për femrat ishte grumbullimi i parë në këtë vit. Përzgjedhësja Kimete Haliti ishte e kënaqur me numrin e madh të vashave në këtë grumbullim dhe interesimin për tu bërë pjesë e Kosovës U14.

Si Spaqi, po ashtu edhe Haliti, shpresojnë që interesimi për basketboll tek gjeneratat e reja do të rritet edhe më shumë, e po ashtu edhe cilësia në këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat