Edhe një fitore e Trepçës, Bashkimi në krizë 

Basketboll

Edhe një fitore e Trepçës, Bashkimi në krizë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:51
Edhe një fitore e Trepçës, Bashkimi në krizë 

Trepça nga Mitrovica si vendas ka shënuar fitore me rezultat 88:72 (26:13, 17:29, 23:14, 22:16)  në derbin e rivalëve të vjetër, ndaj Bashkimit nga Prizreni, në takimin e javës së 22-të të Superligës së Kosovës.  

Mitrovicasit gjithnjë e më shumë po ikin nga fundi i renditjes, ndërsa Bashkimi po futet në krizë të madhe. 

Në çerekun e parë mitrovicasit dominuan dhe ishin në epërsi me 13 pikë (26:13), por në çerekun e dytë Bashkimi tregoi lojë shumë të mirë dhe rezultati ishte 43:42 në minutën e 20-të në të mirë të mitrovicasve. 

Në dy çerekët e fundit Trepça bëri lojë të mirë dhe triumfoi me rezultat 88:72.

Në radhët e Trepçës, më efikasi është  basketbollisti Ivan Koljeviq me  24 pikë, Besnik Azemi 17,  Drilon Hajrizi 16, Dillon Tremaine Smith 16 dhe te prizrenasit Christian Lutete me 28 sosh. 

Bashkimi është në vend të pestë me 32 pikë, ndërsa Trepça e gjashta me 31, Vëllaznimi 29 dhe Sigal Prishtina në fund me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat