Blake Griffin nënshkruan me Brooklyn Nets

Basketboll

Blake Griffin nënshkruan me Brooklyn Nets

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:42
Blake Griffin

Brooklyn Nets ka nënshkruar si agjent i lirë sulmuesin Blake Griffin, por detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike.

Griffin ka bërë paraqitje në 642 ndeshje në 11 sezone të NBA me Los Angeles Clippers (2010-18) dhe Detroit Pistons (2018-21) duke regjistruar 21.4 pikë në 49.5 për qind të gjuajtjeve në fushë.

Griffin gjithashtu njihet si ndër basketbollistët më të mirë në vitet e fundit, andaj shihet si transferim mjaftë interesant.

Ndërkohë, Brooklyn Nets përmes një komunikate konfirmuan nënshkrimin me Griffin.

“Brooklyn Nets ka nënshkruar me sulmuesin Blake Griffin. Për detajet e marrëveshjes, nuk janë lëshuar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat