Lajme të mira nga NBA

Basketboll

Lajme të mira nga NBA

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:38
Lajme të mira nga NBA

Asnjë nga basketbollistët e NBA-së që ka qenë fundjavën e kaluar në Atlanta për ndeshjen e “All Star Game” nuk ka dalë pozitiv me koronavirus. Gjatë periudhës që kanë qenë në Atlanta, ata i janë nënshtruar testeve anti-Covid, por të gjithë kanë dalë negativë (përfshi trajnerë e gjyqtarë).

Edhe basketbollistët Joel Embiid e Ben Simmons kanë dalë negativë. Ata kanë qenë në karantinë, pasi kanë patur kontakt me një person që ishte pozitiv. Gjithsesi, nuk dihet ende nëse dy basketbollistët e Philadelphia do të luajnë në ndeshjen e parë pas pushimeve, atë ndaj Chicago ditën e enjte.

Ndërkohë, NBA bën me dije se rreth 150 basketbollistë kanë qenë në Majemi (Florida) për pushime gjatë ditëve të fundit, kur kampionati ishte ndërprerë për shkak të “All Star Game”.

Të gjithë lojtarët janë testuar rregullisht në mjediset e anti-Covid të Miami Heat dhe të gjithë kanë dalë negativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat