Shala: FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës

Basketboll

Shala: FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:02
Shala: FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës

Shala: FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës!

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Nëpërmjet kampanjës “Her World, Her Rules”, FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës, apo edhe në qytetet ku nuk ka aktualisht ekipe të femrave të basketbollit.

Ne kemi nevojë për shumë femra të bëhen trajnere dhe mentore, ne kemi nevojë për sa më shumë lidere, pra që sa më shumë femra të përfshihen në sport, sepse vetëm në këtë mënyrë vajzat e reja do të qëndrojnë në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat