Daci tregon mesazhin e kampanjës

Basketboll

Daci tregon mesazhin e kampanjës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:30
Daci tregon mesazhin e kampanjës

Saranda Daci - Basketbolliste e Kombëtares së Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nëpërmjet kampanjës "Her World, Her Rules" dëshiron të dërgojë këto mesazhe tek vajzat e reja:

- Zhvillimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës përmes basketbollit dhe sportit në përgjithësi;

- Marrjen shembuj të rol modeleve për të shpërndarë rëndësinë e punës së palodhur, disiplinës, punës ekipore dhe "Fair Play";

- Inspirimin e vajzave që të luajnë basketboll derisa ato të vazhdojnë studimet (karrierë e dyfishtë);

- Fuqizimi i vajzave dhe trajtimi i problemeve të tilla si pabarazia gjinore dhe diskriminimi.

Duke u marrë me sport të ndihmon të rrisësh vetëbesimin, promovimin e jetesës së shëndetshme, krijimin e aftësive të lidershipit, krijimin e imazhit pozitiv për vetveten dhe të mësohemi të punojmë në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat