New York – Oklahoma, derbi që mbyll ditën e shtunë

Basketboll

New York – Oklahoma, derbi që mbyll ditën e shtunë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 08:47
New York – Oklahoma

E shtuna në mbrëmje na rezervon emocione të tjera nga liga më prestigjoze në botë, NBA.

Drejtpërdrejt nga Chesapeake Energy Arena, përmes Art Sport 3, transmetohet super ndeshja mes dy skuadrave që synojnë playoffin: New York City – Oklahoma City Thunder.

Do të jetë ndeshje shumë interesante me Knicks që kërkojnë fitoren e radhës ndaj Oklahomas që po i bëhet gjithnjë e më e vështirë ëndrra për kualifikim në fazën playoff.

Në duelin e mbrëmjes, nikoqirët e Oklahomas do të tentojnë ta vazhdojnë aty ku e kishin lënë me fitore.

Ndeshjen e kaluar triumfuan përballë San Antonio Spurs me rezultat 107:102 dhe ishte fitorja e parë pas dy ndeshjeve me humbje.

Deri më tani djelmoshat e trajnerit Mark Daigneault kanë arritur 15 fitore krahas 21 humbjeve dhe renditen në vendin e 12-të në konferencën perëndimore.

Nga ana tjetër, New York Knicks po bëjnë më mirë në lindje. Deri më tani skuadra më e vlefshme në NBA kanë arritur 19 fitore e 18 humbje, që është më e mira për pozitën e 5-të. Në këtë ndeshje, edhe të përzgjedhurit e Tom Thibodeau vijnë me fitore në këtë ndeshje. Ata mposhtën Detroit Pistons me rezultat 114:104 dhe të njëjtën gjë kërkojnë ta arrijnë përballë Oklahomas që nuk po kalon formë të mirë.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, ishin vetëtimat që mposhtën Neë Yorkun me rezultat 101:89.

New York Knicks, 5-shja e mundshme startuese:

Payton, Noel, Randle, Barrett, Bullock.

Oklahoma, 5-shja e mundshme startuese:

Roby, Bazley, Dort, Gilgeous-Alexander, Maledon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat