Vdes sportisti në moshën 31-vjeçare, 7 ditë më parë i vdiq babai

Basketboll

Vdes sportisti në moshën 31-vjeçare, 7 ditë më parë i vdiq babai

Nga: K.Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:14
Vdes sportisti në moshën 31-vjeçare, 7 ditë më parë i vdiq babai

Tronditet basketbolli boshnjak. Basketbollisti Emir Beshoviq ka ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, njoftoi klubi i basketbollit Bosna nga Sarajeva në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Ish-basketbollisti ynë Emir Beshoviq ndërroi jetë si rezultat i koronavirusit. 

Vdekja e tij u prit me trishtim, veçanërisht në Hrasnica, dhe shumë miq po i japin lamtumirën e fundit në rrjetet sociale”, shkruan portali boshnjak “Klib.ba”.

Ai vdes vetëm shtatë ditë pasi babai i tij Zuhdija ndërroi jetë si  pasojë e virusit korona.

Beshoviq ka qenë si lojtar i juniorëve të klubit Bosna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat