Ekipi nga qyteti i rrushit e la gojëhapur Prishtinën

Basketboll

Ekipi nga qyteti i rrushit e la gojëhapur Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:53
Ekipi nga qyteti i rrushit e la gojëhapur Prishtinën

Rahoveci triumfon në kryeqytet me rezultat 81:77 (17:20, 22:22, 20:16, 22:19) ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

Ndeshje e fortë u zhvillua në kryeqytet dhe të katërt çerekët u përshkruan me rivalitet të madh. 

Në minutën e 37-të, rezultati ishte 73:74 në favor të Rahovecit, duke u zhvillua dramë e madhe deri në sekondën e fundit.

Rahovecianët triumfojnë me rezultat 81:77. 

Ekipi nga qyteti i rrushit e la gojëhapur Prishtinën. Basketbollisti Nigel Jonson është më efikasi në radhët e Sigal Prishtinës, me gjithsej 22 pikë, i ndihmuar nga Tevin Mack 20, ndërsa te Rahoveci Darrel Davis me 31 dhe Ed Daniel 24, Alban Veseli 15 sosh.

Pas javës së 24-të, Sigal Prishtina renditet në pozitën e 6-të me 33 pikë dhe Rahoveci është i dyti me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat