Nazmi Paçarada: Në këtë konkurrencë kandidatësh, Linda Shala zgjedhja më e mirë për të parin e KOK-ut

Basketboll

Nazmi Paçarada: Në këtë konkurrencë kandidatësh, Linda Shala zgjedhja më e mirë për të parin e KOK-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:26
Linda Shala dhe Nazmi Paçarada

Pasi që për një kohë të gjatë, ish komesari dhe ish sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada (ish basketbollist), ka pasur bashkëpunim me znj. Linda Shala në cilësinë e udhëheqëses së KB Trepça por edhe si anëtare e Bordit të FBK-së, në pyetjen e gazetës “Bota sot”, se si e vlerëson kandidimin e znj. Shala për të parin e KOK-ut, ai përgjigjet:

“Në këtë konkurrencë kandidatësh, kur nuk kemi kandidat ish sportist eminent nga boksi, futbolli, basketbolli, hendbolli, mundja,etj.
Për mendimin tim, duke e njohur Lindën e cila një kohë të gjatë tashmë është në dhe afër sportit, e cila shquhet si menaxhuese e mirë, do të ishte një frymë e re e funksionimit të mirëfillt të KOK-ut. 

Linda, gjithmonë ka qenë e drejtpërdrejt, transparente, bashkëpunuese, komunikative dhe nga kjo nuk do jetë pjesë e klaneve apo grupacioneve në shërbim të privilegjeve të pamerituara.

I njof shumicën e atyre që do vendosin në kuvend me votën e tyre, i kuptoj që kanë lobim dhe presion të llojllojshëm, është momenti që në këtë konkurrencë të vendosni edhe me vlerësimin personal, sepse me punën dhe menaxhimin e znj.Shala në krye të KOK-ut, nuk do të zhgënjeheni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat