Ponte Prizreni me zemër të madhe, hesht Pejën e Dardan Berishës

Basketboll

Ponte Prizreni me zemër të madhe, hesht Pejën e Dardan Berishës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:52
Ponte Prizreni me zemër të madhe, hesht Pejën e Dardan Berishës

Ponte Prizreni, një klub i ri, që para pak viteve u themelua, por ka investuar dhe po luan me zemër të madhe.
Prizrenasit me trajnerin Arbnor Rifatin sot dridhen edhe “Karagaçin” në Pejë. 

Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 115:97 (23:34, 34:24, 28:23, (30:16) ndaj Pejës së Dardan Berishës.

Pejanët vetëm në çerekun e parë ishin shumë. më të mirë dhe në epërsi me rezultat 34:23. 

Në çerekun e dytë, prizrenasit tregojnë lojë më të mirë dhe e ngushtojnë rezultatin në 58:57. 

Çereku i tretë ishte në favor të mysafirëve dhe kalojnë në epërsi me 81:85. Gjithçka vendoset në çerekun e katërt, Ponte Prizreni tregon lojë më të mirë.

Në minutën  e 36-të, Ponte Prizreni, avanconte me 15 pikë (89:104) dhe për të përfunduar sfidën me fitore me rezultat 115:97. 
Divine Myles ishte më efikasi me 31 pikë te Ponte Prizreni, i ndihmuar nga Kwame Vaughn me 23, Urime Zenelaj 21, Landon Taliaferro 20, Arti Hajsari 18 pikë etj.

Në radhët e Pejës Dardan Berisha ishte më efikasi me 26 pikë dhe Lis Shoshi me 25.

Ponte Prizreni thellon epërsinë në renditje, kryeson me 41 pikë, duke lënë pas Golden Eagle Yllin me 39, pastaj Rahovecin 39, Pejën 36 pikë etj. pas 24 jave në elitën e basketbolli të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat