LeBron në rrugën e duhur për MVP, edhe një tjetër fitore për Lakers

Basketboll

LeBron në rrugën e duhur për MVP, edhe një tjetër fitore për Lakers

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:13
LeBron

Los Angeles Lakers, kampioni aktual i NBA-së, ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Charlotte Hornets me rezultat 116-105.

Lakers udhëtojë për në Charlotte që të luante me Hornets për ndeshjen e radhës në ligën me prestigjioze të basketbollit, NBA.

Kampionët aktual treguan edhe një herë veten e tyre, duke marrë fitoren e katërt radhazi.

Në këtë ndeshje, LeBron James u tregua i jashtëzakonshëm, duke realizuar kështu 37 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime.

Lojtari më i mirë për Hornets ishte, LaMelo Ball, i cili pati 26 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime.

Më këtë fitore, Lakers tani janë në vendin e dytë dhe kanë 28 fitore.

Në foton e paraqitur më poshtë, mund të shihni rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë luajtur sot:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat