Vanessa Bryant publikon emrat e policëve që bënë foto me viktimat

Basketboll

Vanessa Bryant publikon emrat e policëve që bënë foto me viktimat

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:25
Vanessa Bryant publikon emrat e policëve që bënë foto me viktimat

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, ndarë nga jeta 14 muaj më parë pas një aksidenti me helikopter, fitoi gjygjin me policinë e Los Anxhelosit.

Në këtë proces gjygjësor ajo kërkonte të mësonte emrat e  policëve që kishin bërë fotot e viktimave dhe më pas i kishin shpërndarë ato të miqtë apo kolegët e tyre.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, e veja e Kobe Bryant ka bërë me dije se 4 policët e akuzuar janë Joey Cruz, Rafael Mejia, Michael Russell dhe Raul Versales.

Personi që kishte shkrepur deri në 100 foto ishte Mejia, që më pas ia kishte dërguar Cruz e ky më pas te Russell, duke bërë kështu xhiron mes policëve.

Këta policë akuzohen për shkelje të ligjit, amendamenti nr.14 i kushtetutës së Amerikës, neglizhencë në kryerjen e detyrës dhe shkelje të privatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat