Kosova U14 do të grumbullohet sërish

Basketboll

Kosova U14 do të grumbullohet sërish

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:55
Kosova U14 do të grumbullohet sërish

Kosova U14 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet të shtunën.

Kjo është hera e katërt radhazi që djelmoshat e ri të udhëhequr nga trajneri Valetin Spaqi do të grumbullohen. Grumbulli do të bëhen në palestrën “Don Bokso”, të shtunën nga ora 10:00.

Spaqi do të ketë mundësi të shoh nga afër lojtarët e rinj, formën e tyre dhe të bëjë zgjedhjen me lojtarët më të mirë të kësaj grupmoshe.

Grumbullimi do të bëhet në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat