Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

Basketboll

Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:47
Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

Në një ndeshje dramatike në fund, Bashkimi ka mundur Prishtinën si mysafir 63:64 (9:19, 14:15, 15:19, 25:11), në kuadër të javës së 18-të në EBC Ligën e Femrave.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar në tërësi çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e kishte 5:19, derisa kjo pjesë përfundon 9:19.

Duhet cekur se në fillim të ndeshjes u lëndua Saranda Daci, pas një përplasje me bashkëlojtaren Marigona Rushiti dhe përkundër rikthimit në parket, nuk ishte në formën më të mirë për shkak të lëndimit. Perioda e dytë ishte më e baraspeshuar, ku përkundër tenimit të Prishtinës, vashat mysafire ruajtën epërsinë, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 23:34.

Bashkimi e thelloi edhe më shumë epërsinë në periudhën e tretë, ku më e larta ishte 35:51, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:53. Skuadra prishtinase e nisi më mirë çerekun e fundit me një seri prej 10:0.

Vashat prishtinase arritën të afrojnë shifrat në 63:64, 37 sekonda nga fundi dhe në sekondat e fundit kishin mundësinë me anë të Fjolla Ajetit të fitojnë ndeshjen, e cila nuk ishte e saktë për tri pikë dhe vashat prizrenase triumfuan 63:64.

Te Prishtina u dallua Enxhi Xhanaj me 27 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, derisa te Bashkimi u dallua Aisha Balarabe me 18 pikë e 18 kërcime.

Prishtina ka 11 fitore dhe 7 humbje, kurse Bashkimi 16 fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat