Beqiragiq në krye të Yllit

Basketboll

Beqiragiq në krye të Yllit

Nga: K.G. Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:00
Beqiragiq në krye të Yllit

Ekipet në Kosovë vazhdojnë të ndërrojnë trajnerët shumë shpesh, kësaj radhe edhe Golden Eagle Ylli.

Ekipi nga Theranda emëron trajner ri boshnjakun Adis Beqiragiq.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin Adis Beqiragiq deri në përfundim të këtij sezoni”, shkroi klubi.

Golden Eagle Ylli aktualisht është në vend të dytë me 41 pikë në Superligën e Kosovës në basketboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat