Linda Shala optimiste, sfidon Hasanin dhe Krasniqin për kryetar të KOK-ut 

Basketboll

Linda Shala optimiste, sfidon Hasanin dhe Krasniqin për kryetar të KOK-ut 

Nga: K.G. Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:00
Linda Shala optimiste, sfidon Hasanin dhe Krasniqin për kryetar të KOK-ut 

Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës, sot përfundon fushatën e saj. 

Ajo do t’i sfidojë dy burra, Beism Hasani, kryetar aktual dhe kandidatin tjetër Ismet Krasniqi. Raportimet e para njëorëshe, raportojnë për një garë shumë të fortë në Kuvendin Zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës, që mbahet nesër në orën 15.00. 

“Sot përfundon fushata ime për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës. 
Nesër mbahet Kuvendi Zgjedhor i KOK-ut.

Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj. 

Nga kjo përvojë po dal shumë e përmbushur me gjithë pozitivitetin që e ndjeva gjithandej.

E motivuar që të kontribuoj për të mirën e përbashkët.

P.S. Më pëlqejnë fotot bardh e zi”, ka shkruar Linda Shala në profilin e saja në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat