FBK me kurs ‘online’ për trajnerët, do të ligjërojnë emra të njohur të basketbollit evropian

Basketboll

FBK me kurs ‘online’ për trajnerët, do të ligjërojnë emra të njohur të basketbollit evropian

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:12
FBK me kurs ‘online’ për trajnerët, do të ligjërojnë emra të njohur të basketbollit evropian

FBK me kurs ‘online’ për trajnerët, do të ligjërojnë emra të njohur të basketbollit evropian.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe International Basketball University në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Lituanisë kanë filluar organizimin e një kursi online për trajnerët e avancuar të kategorive të reja që do të zgjatë pesë javë.

Në këtë kurs marrin pjesë 20 trajnerë dhe tre trajnere nga Kosova.

Ligjërues do të jenë emra të njohur të basketbollit evropian dhe me këtë rast trajnerët tanë do të kenë mundësi që nga afër të kenë qasje në tema të ndryshme sa i përket zhvillimit bashkohor të basketbollistëve të rinj, në radhë të parë me bazat teorike të treningut të basketbollit, zhvillimit të aftësive teknike te basketbollistët e rinj dhe ndërtimit ndërtimit të taktikës ekipore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat