Rugova takohet me talentin Fatlind Shoshaj

Basketboll

Rugova takohet me talentin Fatlind Shoshaj

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:12
Rugova takohet me talentin Fatlind Shoshaj

Basketbollisti i talentuar, Fatlind Shoshaj do të jetë pjesë e Kosovës U20. Ai të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është pritur nga Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Rugova i ka uruar mirëseardhje basketbollistit të talentuar që luan në Belgjikë dhe është shprehur shumë i lumtur që një talent si Shoshaj do të jetë pjesë e Kosovës U20, me shpresë se edhe basketbollistët tjerë do të ndjekin rrugën e tij.

Drejtori i Përfaqësueses e ka njoftuar Shoshajn me projektin e FBK-së, ku sigurisht një rëndësi të madhe kanë edhe talentet shqiptare që luajnë në diasporë, siç është basketbollisti pejan.

Shoshaj luan si organizator, ku aktivizohet Belgjikë tek Telenet Giants Antwerp, në Top Division 2A (Divizioni i Tretë).

I lindur në vitin 2002 ai do të jetë ndihmë e madhe për Kosovën U20. Shoshaj është shprehur i lumtur që do të bartë fanellën e Kosovës dhe do të kontribuojë për Dardanët e rinj, duke ëndërruar që një ditë do të pjesë e Kosovës A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat