Skuadra në panik, avioni merr flakë

Basketboll

Skuadra në panik, avioni merr flakë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:15
Skuadra në panik, avioni merr flakë

Skuadra e NBA-së në panik, avioni merr flakë dhe bën ulje të detyruar!

Momente paniku, për të fat të mirë të zgjidhura shpejt dhe pa pasoja në avionin ku po udhëtonte skuadra e Utah Jazz. Të martën, skuadra u nis nga qyteti i Salt Lake City, me një fluturim charter drejt Memphis, për ndeshjen e radhës në NBA.

Vetëm pak çaste pasi ishte ngritur në ajër, avioni është ndeshur me një tufë zogjsh, që kanë dëmtuar një nga motorët e tij, që ka përfunduar në flakë. Kjo detyroi pilotët të bëjnë një ulje emergjence në aeroportin nga ku ishin nisur pak minuta më parë.

Sipas ESPN, lojtarët kanë ndjerë një shpërthim të fortë dhe panë një zjarr në motorin e majtë dhe kanë postuar në rrjetet sociale të gjithë situatën. Për fat gjithçka u mbyll mirë dhe skuadra u nis për Memphis me një avion tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat